Foto nga VCG

Ndërmarrjet kineze që operojnë në Shtetet e Bashkuara raportuan stabilizim dhe përmirësim të lehtë në performancën e tyre në vitin 2021, ndërkohë që optimizmi i tyre për mundësitë në Shtetet e Bashkuara po bie, njofton “Xinhua”.

Marzhet e të ardhurave, përfitimit dhe fitimeve para interesit dhe taksave (EBIT) të kompanive kineze në Shtetet e Bashkuara u rikuperuan nga dy vitet e mëparshme, thuhet në një raport të bazuar në një anketë vjetore të 111 kompanive dhe një numër të përzgjedhur intervistash ekzekutive të kryera nga Dhoma e Përgjithshme e Tregtisë e Kinë-SHBA (CGCC) dhe Fondacioni CGCC.

Anketa tregon se 54 për qind e kompanive raportuan rritje të të ardhurave në bazë vjetore, prej 20 për qind në vitin 2020.

EBIT-i i kompanive u kthye në nivelet e 2018-s pasi ata morën përmirësimin e përfitimit dhe rritjen e biznesit si objektiva parësorë, thuhet në raport.

Sondazhi i fundit u krye në mars-prill 2022 dhe ky është viti i nëntë që publikon një raport vjetor të anketimit të biznesit mbi ndërmarrjet kineze në Shtetet e Bashkuara. (Fatosi)