Kina ka nisur një aktivitet për t'i ndihmuar të diplomuarit e papunë dhe të rinjtë nën 35 vjeç që të punësohen, në një vit me një numër rekord prej 10.76 milionë të diplomuarish nga universitetet.

Kërkimi i punës këtë vit është një sfidë për të diplomuarit, për shkak të pandemisë së COVID-19. Përqindja e papunësisë në grupmoshën 16-24 vjeçe, që përfshin edhe të sapodiplomuarit, u rrit në 18.4% në maj, sipas të dhënave statistikore nga Zyra Kombëtare e Statistikave.

Për të ndihmuar të diplomuarit dhe për të ruajtur qëndrueshmërinë e punësimit, janë nxitur nëntë masa në përkrahje të punësimit, që do të vazhdojnë deri në dhjetor, bëri të ditur Ministria e Burimeve Njerëzore dhe e Sigurimeve Shoqërore. (Xu Guang)