“Tesla” ka hapur deri tani më shumë se 1200 stacione superngarkimi baterish dhe më shumë se 700 stacione ngarkimi në destinacion, duke mbuluar mbi 370 qytete dhe rajone në pjesën kontinentale të Kinës, tha prodhuesi i makinave elektrike të dielën në “Weibo”, një platformë kineze e ngjashme me “Twitter”.

Kompania tha gjithashtu në raportin e saj global të prodhimit dhe dorëzimit për tremujorin e dytë se tani ka ofruar mbi 8 700 superngarkues dhe mbi 1 800 ngarkues destinacioni në pjesën kontinentale.

Në periudhën prill-qershor, “Tesla” prodhoi 258 580 dhe dorëzoi 254 695 automjete, shifra këto të dyja më të larta se ato të tremujorit të dytë të vitit 2021.

Gigafabrika e “Tesla”-s në Shangai është ndërmarrja e parë tërësisht e huaj e prodhimit të makinave në Kinë. Ajo dorëzoi 484 130 automjete vitin e kaluar, me një rritje 235 % nga viti 2020, duke përbërë 51.7 për qind të kapacitetit global të prodhimit të “Tesla”-s në vitin 2021.