
Foto nga VCG
Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) njoftoi se do të shpërndajë rreth 290.000 komplete të testit të shpejtë të antigjenit Covid-19 (RAT), pas zbulimit të në mostrat e ujërave të zeza, njofton “Xinhua”.
Kompletet e testimit do t'u shpërndahen banorëve, punonjësve të pastrimit dhe stafit të menaxhimit të pronave që punojnë në zonat me rezultate pozitive të testimit të ujërave të zeza, që tregojnë ngarkesa virale relativisht të larta, për të ndihmuar në identifikimin e personave të infektuar.
Qeveria HKSAR u bëri thirrje përdoruesve të kompletit RAT të raportojnë çdo rezultat pozitiv për Covid përmes platformës në internet të qeverisë.
Të dielën, Hong Kongu regjistroi 1681 raste të konfirmuara të transmetuara në vend të Covid-19 dhe 147 raste të importuara, treguan të dhënat zyrtare. (Fatosi)







