
foto nga Xinhua
Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të premten me kryeekzekutivin e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut John Lee që sapo mori detyrën, duke shprehur përkrahjen e plotë për kryeekzekutivin dhe besimin për të ardhmen e Hong-Kongut.
Autoritetet qendrore do të përkrahin me të gjitha forcat Lee dhe qeverinë e mandatit të 6-të të Hong-Kongut në qeverisjen sipas ligjit, tha Xi gjatë takimit me kryeekzekutivin, që u betua në mëngjesin e së premtes.
Presidenti shprehu shpresën se Lee do të përmbushë me besnikëri përgjegjësinë e tij konstitucionale si kryeekzekutiv dhe do ta drejtojë qeverinë e rajonit të posaçëm të zbatojë plotësisht dhe besnikërisht parimin “Një vend, dy sisteme” në Hong-Kong.
Duke shprehur falënderime për besimin nga presidenti Xi dhe qeveria qendrore, John Lee premtoi se do ta udhëheqë qeverinë e rajonit të posaçëm të përmirësojë qeverisjen dhe të realizojë përparime në zhvillimin e Hong-Kongut. (Wang Lei/ Artan)

foto nga Xinhua







