VCG

VCG

"Gjatë 25 vjetëve të fundit, me mbështetjen e plotë të atdheut dhe përpjekjet e përbashkëta të qeverisë dhe të gjithë sektorëve të shoqërisë së Hong-Kongut, politika ‘Një vend, dy sisteme’ në Hong-Kong ka arritur suksese të njohura botërisht," vuri në dukje të premten presidenti kinez Xi Jinping në një miting për 25-vjetorin e kthimit të Hong-Kongut në atdhe dhe në ceremoninë e marrjes së detyrës nga qeveria e mandatit të gjashtë e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut.

Në orën 0:00 të datës 1 korrik 1997, qeveria kineze rifilloi ushtrimin e sovranitetit mbi Hong-Kongun. Koncepti krijues shkencor "Një vend, dy sisteme" zuri rrënjë në Hong-Kong dhe një praktikë e re politike filloi zyrtarisht aty. Gjatë 25 vjetëve të fundit, Hong-Kongu ka kapërcyer sfida të ndryshme dhe statusi i tij si një qendër ndërkombëtare financiare, tregtare dhe e transportit detar ka qenë solid. Banorët e Hong-Kongut gëzojnë të drejta dhe liri të paprecedenta demokratike dhe mirëqenia e tyre është përmirësuar shumë.

Ajo që është me interes për botën, është të dijë që përse "Një vend, dy sisteme" kanë një gjallëri kaq të fortë?

E para është se Hong-Kongu është riintegruar në sistemin e qeverisjes kombëtare pas kthimit të tij. Qeveria qendrore ka vendosur një rend kushtetues të rajonit të posaçëm administrativ të bazuar në parimin "Një vend, dy sisteme" dhe ka përmirësuar vazhdimisht sistemet dhe mekanizmat lidhur me zbatimin e Kushtetutës dhe Ligjit Themelor. Sidomos që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës, në përgjigje të situatës së re në Hong-Kong, vendimmarrësit e Partisë Komuniste të Kinës kanë bërë një sërë deklaratash dhe kanë marrë një sërë vendimesh e veprimesh të rëndësishme lidhur me "Një vend, dy sisteme”, për të siguruar zbatimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të kësaj politike.

Në vitet e fundit, presidenti Xi Jinping ka bërë shumë shpjegime të hollësishme mbi marrëdhëniet ndërmjet "një vend" dhe "dy sisteme". Për shembull, ai dikur përdori "rrënjët" dhe "gjethet" si metaforë, duke theksuar se "rrënjët e thella mund të çojnë në gjethe të lulëzuara" dhe "rrënjët e forta mund të çojnë në gjethe të zhvilluara". Këtë herë, presidenti Xi bëri një shpjegim më të plotë mbi kuptimin e politikës "Një vend, dy sisteme":

“Ruajtja e sovranitetit, sigurisë dhe interesave të zhvillimit të Kinës është parimi suprem i kësaj politike”; “Qeveria qendrore ka kontrollin e përgjithshëm mbi Rajonin e Posaçëm Administrativ, i cili është burimi i shkallës së lartë të autonomisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ”;“Duhet të vihet në jetë parimi ‘Qeverisja e Hong-Kongut nga patriotët’”; "Zemrat e qeverisë qendrore dhe zemrat e bashkatdhetarëve hongkongas janë plotësisht të lidhura." Komentet e presidentit Xi theksojnë se praktika e suksesshme e "Një vend, dy sisteme" në Hong-Kong është e pandarë nga mbështetja e qeverisë qendrore. Hong-Kongu është i mbështetur nga atdheu dhe i lidhur me botën, kjo është epërsia e veçantë e tij. Qeveria qendrore e mbështet plotësisht Hong-Kongun në ruajtjen e statusit dhe epërsive të tij unike në një perspektivë afatgjatë, duke ofruar mbështetje të ndryshme politike për Hong-Kongun për të thyer pengesat afatgjata ndaj zhvillimit.