VCG

VCG

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi do të bëjë vizita zyrtare në Mianmar, Indonezi, Filipine, Tajlandë dhe Malajzi nga 3 deri më 14 korrik, njoftoi të premten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian.

Wang do të marrë pjesë në mbledhjen e 7-të të Ministrave të Jashtëm të Bashkëpunimit Lancang-Mekong në Mianmar dhe në një konferencë të ministrave të jashtëm të G20-s me ftesë të Indonezisë.

Kreu i diplomacisë kineze gjithashtu do të kryesojë mbledhjen e dytë të Mekanizmit të Dialogut dhe Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Kinë-Indonezi, mbledhjen e 14-të të Komitetit Drejtues të Bashkëpunimit Dypalësh Kinë-Vietnam dhe mbledhjen e 6-të të Komitetit të Bashkërendimit Ndërqeveritar Kinë-Kamboxhia. (Artan)