VCG

VCG

Tregtia e jashtme e Kinës pa ndryshime pozitive në tremujorin e dytë pasi politikat pro rritjes të qeverisë janë shpërblyer gradualisht, thuhet në një sondazh të kryer nga Këshilli kinez për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare (CCPIT), citon “Xinhua”.

Në tremujorin e dytë, firmat në sektorin e tregtisë me jashtë raportuan përmirësime në porositë e reja dhe kostot e funksionimit, tha zëdhënësi i CCPIT Feng Yaoxiang.

Gjatë kësaj periudhe, 25.43 për qind e firmave të anketuara panë rritje në vëllimin e tregtisë dhe shumë prej tyre raportuan rritje të fitimeve dhe porosive të reja.

Politikat e ndihmës për të stabilizuar tregtinë me jashtë kanë rezultuar efektive, treguan rezultatet e sondazhit. Për 55.97 për qind të ndërmarrjeve të anketuara, përshpejtimi i zbritjeve të taksave të eksportit luajti rolin më të madh në lehtësimin e veprimtarive.

Rezultatet e anketës treguan se kompanitë në industrinë e tregtisë me jashtë mbeten optimiste për perspektivat e tyre të zhvillimit, me 26.22 për qind të të anketuarve që presin rritje vjetore të vëllimit të tregtisë.

Me një themel të fortë, tregtia me jashtë e Kinës do të çlirojë më tej potencialin e saj, tha Feng, dhe do të ndërmerren më shumë masa mbështetëse për të stabilizuar tregtinë me jashtë dhe për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë. (Irma)