
VCG
Zonat kulturore dhe atraksionet turistike të Shangait do të rihapen gradualisht për publikun duke filluar nga e premtja, bënë të ditur autoritetet lokale, citon “Xinhua”.
Zyra për Kulturën dhe Turizmin në Shangai njoftoi se tetë lloje të objekteve kulturore dhe pikave turistike në Shangai, duke përfshirë muzetë, galeritë dhe të gjitha atraksionet turistike të klasit A, do të rifillojnë gradualisht funksionimin duke filluar nga 1 korriku.
Fluksi i përditshëm i vizitorëve të ambienteve të brendshme do të kufizohet në 50 për qind të kapacitetit të tij të rregullt, ndërsa ai i vendeve të jashtme do të jetë në 75 për qind, theksuan udhëzimet për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.

VCG
Qyteti filloi të eksploronte rihapjen e atraksioneve turistike në mes të majit. Deri më tani, 67 nga 134 atraksionet turistike të klasit A në Shangai janë rihapur me kapacitet të kontrolluar dhe protokolle të përmirësuara shëndetësore. (Irma)







