VCG

VCG

Mbi 15.6 milionë kuponë konsumi janë lëshuar në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugore që nga 1 prilli, duke gjeneruar 606 milionë juanë (90.4 milionë dollarë amerikanë) në shitje, thanë autoritetet lokale, citon “Xinhua”. Kuponët, së bashku me afro 100.000 aktivitete promovuese të mbajtura së bashku nga qeveria dhe bizneset në të gjithë rajonin, synojnë të rigjallëzojnë tregun e konsumit të ndikuar nga Covid-19.

Sipas statistikave të departamentit rajonal të tregtisë, vëllimi kumulativ i transaksioneve të mbi 20.000 bizneseve kyçe që nga 1 prilli është rritur me 25.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

VCG

VCG

Su Jian, nënkryetari i departamentit rajonal të tregtisë, deklaroi se më shumë masa promovuese do të futen nga korriku deri në shtator, duke mbuluar makinat, pajisjet shtëpiake dhe mallra të tjera. (Irma)

VCG

VCG