Më 24 mars të vitit 2021, presidenti kinez Xi Jinping vizitoi zonën kulturore-historike "Sanfangqixiang" në qytetin Fuzhou të provincës Fujian, ku vuri në dukje se mbrojtja e mirë e lagjeve tradicionale, e ndërtesave të lashta dhe e relikteve do të thotë mbrojtje e historisë dhe e kulturës urbane.

"Sanfangqixiang" ka një histori mbi 1100-vjeçare dhe në të ruhen rrugë të dinastive Tang e Song dhe shumë ndërtesa të lashta të dinastive Ming e Qing.

Në vitet '80 të shekullit të kaluar, me zhvillimin e qytetit, "Sanfangqixiang" përballej me rrezikun e prishjes. Kur e mori vesh këtë, sekretari i atëhershëm i Komitetit të Partisë të qytetit Fuzhou i sapozgjedhur, Xi Jinping, e vizitoi menjëherë zonën dhe organizoi dy mbledhje për të dëgjuar mendimet e ekspertëve të mbrojtjes së relikteve. Pas kësaj, Xi Jinping-u vendosi që të mbrohen dhe riparohen reliktet e qytetit, me qëllim që të trashëgohen brez pas brezi.

Vetëm brenda mbi 100 ditëve, u riparuan dhe u mbrojtën ndërtesat e lashta në zonën "Sanfangqixiang". Eksperti i relikteve i qytetit Fuzhou, Li Houwei, e falënderon gjithmonë Xi Jinping-un për mbrojtjen e kësaj zone. "Pa përkrahjen e tij, nuk do të kishte 'Sanfangqixiang'," thotë ai.

Pas mbi 30 vjetëve, "Sanfangqixiang" ka shfaqur përsëri gjallëri të re. Vizitorët mund të shohin këtu ndërtesa të lashta, muze, ish-rezidenca të personaliteteve me famë, opera vendore dhe arte popullore, si piktura në tapë, çadra prej letre vaji etj.

Krahas zonës "Sanfangqixiang", presidenti Xi Jinping ka vizituar shumë qytete të lashta dhe blloqe tradicionale në krahinat e ndryshme të Kinës, duke përfshirë zonën "Yongqing" në qytetin Guangzhou, hutong -ët e Pekinit, qytetin e lashtë Pingyao etj. Xi i kushton gjithmonë rëndësi ruajtjes së rrugëve të qyteteve të lashta, për të mbrojtur kulturën e vendit. (Fani/Artan)