VCG

VCG

Më shumë se 25 milionë të huaj po mësonin kinezisht deri në fund të vitit 2021, bëri të ditur në një konferencë shtypi të martën Ministria e Arsimit e Kinës.

Sipas saj, mësimi i gjuhës kineze ofrohet në më shumë se 180 vende dhe rajone anembanë botës.

Gjuha kineze është përfshirë në sistemet arsimore kombëtare të 76 vendeve dhe gati 200 milionë veta kanë marrë mësime të gjuhës kineze, tha ministria.