CNSA/CMG/VCG

CNSA/CMG/VCG

Orbituesi dhe roveri i sondës kineze të Marsit "Tianwen-1" kanë përmbushur detyrat e tyre të planifikuara të eksplorimit shkencor, tha për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) Administrata Kombëtare e Hapësirës e Kinës të mërkurën.

Orbituesi lëvizi rreth Marsit 1344 herë në 706 ditët e fundit dhe mori të dhëna pamore me qartësi të mesme të të gjithë sipërfaqes së planetit.

Roveri, i quajtur "Zhurong" sipas perëndisë së zjarrit në mitologjinë kineze, udhëtoi gati 2 kilometra në Mars dhe hyri në "letargji" më 18 maj për shkak të motit të ashpër të dimrit. Ai pritet të rifillojë punën kur në "planetin e kuq" të vijë pranvera rreth dhjetorit.

Sonda "Tianwen-1" u lëshua në korrik 2020 dhe hyri në orbitën e Marsit në shkurt 2021. Roveri u ul dhe filloi punën në maj 2021.

Sonda dërgoi në Tokë rreth 1040 gigabajt të dhëna të papërpunuara, të cilat më pas u përpunuan nga shkencëtarët, dhe disa prej tyre janë botuar në revista shkencore.

Të dhënat përfundimisht do të publikohen për shkencëtarët në mbarë botën, tha Administrata Kombëtare e Hapësirës e Kinës, e cila ka mbledhur aplikime. (Artan)