VCG

VCG

“Disneyland” i Shangait do të rihapet për publikun të enjten, pas vënies nën kontroll të shpërthimit të fundit të COVID-19 në metropolin kinez, thuhet në një njoftim zyrtar.

Resorti do të fillojë të shesë bileta të mërkurën për herë të parë që kur u mbyll në mars, kur në qytet u zbuluan vatra infektimi me variantin “Omicron”. Kjo ishte vala më e madhe e virusit në Kinë që nga shpërthimi fillestar në vitin 2020.

"Ne ju mirëpresim përsëri me gëzim në një vend plot lumturi dhe mrekulli," tha Joe Schott, president dhe menaxher i përgjithshëm i Resortit “Disney” të Shangait.

Parku tematik do të rifillojë funksionimin me kapacitet të kontrolluar dhe protokolle të forcuara të shëndetit e të sigurisë, dhe numri ditor i biletave që do të shiten do të jetë i kufizuar, theksohet në njoftim, duke u kërkuar të ftuarve të bëjnë rezervime në internet përpara mbërritjes së tyre.

Orët ditore të funksionimit të “Disneyland”-it mund të shihen në aplikacionin zyrtar të resortit. Vizitorëve do t'u kërkohet të paraqesin një kod të reagimit të shpejtë shëndetësor të Shangait të gjelbër dhe një raport të testit të acidit nukleik negativ brenda 72 orëve.