Ky vit shënon 25-vjetorin e rikthimit të Hong-Kongut. Këta 25 vjet kanë qenë një periudhë ku parimi madhor "Një vend, dy sisteme" është zbatuar me sukses në Hong-Kong dhe gjatë së cilës statusi i Hong-Kongut si një qendër ndërkombëtare financiare, tregtare dhe e transportit detar është konsoliduar më tej.

Dikur, me infiltrimin dhe manipulimin e ShBA-së dhe vendeve të tjera perëndimore, forcat kaotike antikineze në Hong-Kong përfituan nga mangësitë ligjore të Hong-Kongut për të provokuar telashe, për të krijuar trazira dhe për të dëmtuar qëndrueshmërinë shoqërore dhe zhvillimin ekonomik të Hong-Kongut. Madje, politikanët amerikanë e quajtën këtë moment, më të errëtin në Hong-Kong, një "peizazh të bukur". Me hyrjen në fuqi të Ligjit të Republikës Popullore të Kinës për Ruajtjen e Sigurisë Kombëtare në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut të RPK-së në vitin 2020, përpjekjet e forcave të huaja dhe forcave antikineze për të përçarë Hong-Kongun kanë dështuar, dhe Hong-Kongu është kthyer në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm.

Ligji i Sigurisë Kombëtare për Hong-Kongun është "shenjti mbrojtës" i qëndrueshmërisë shoqërore dhe zhvillimit ekonomik të Hong-Kongut. Të dhënat tregojnë se, që nga zbatimi i këtij ligji, vlera e aksioneve të reja në Bursën e Hong-Kongut i ka tejkaluar 650 miliardë dollarët hongkongas, me një rritje më shumë se 30 % krahasuar me të njëjtën periudhë përpara zbatimit të ligjit. Ndërkohë, xhiroja mesatare ditore e aksioneve në Bursën e Hong-Kongut i ka kaluar 150 miliardë dollarë hongkongas, gati 60 % më shumë se 12 muajt para zbatimit të ligjit.