
VCG
Qyteti lindor kinez i Hefei, në provincën Anhui, ka regjistruar 2440 udhëtime me tren mallrash Kinë-Evropë që nga viti 2014, njofton “Xinhua”.
Vlera totale tregtare e gjeneruar nga shërbimi hekurudhor ka tejkaluar 10 miliardë dollarë amerikanë që nga viti 2014, sipas “Hefei International Land Port Development Co., Ltd.”, e cila është përgjegjëse për operacionet e trenave të mallrave.

VCG
Mallra të tilla si çaji, pajisjet shtëpiake, pjesët e makinave dhe robotët janë transportuar përmes shërbimit, bëri të ditur kompania.
Hefei nisi trenin e tij të parë të mallrave Kinë-Evropë në Almaty, Kazakistan në qershor 2014. Që nga maji 2022, shërbimi i trenave të mallrave ka arritur në 81 destinacione në 17 vende. (Fatosi)

VCG







