VCG

VCG

“China Broadnet”, operatori i katërt i telekomunikacionit i Kinës pas “China Mobile”, “China Unicom” dhe “China Telecom”, ka nisur zyrtarisht shërbimet 5G, njofton “Xinhua”.

Nisja e shërbimit shënon një përparim në integrimin e rrjeteve kombëtare televizive kabllore dhe zhvillimin e integruar 5G dhe sukseset e hershme në zhvillimin e një paradigme të re të zhvillimit të integruar “kabllo plus 5G” për rrjetet radio dhe TV të Kinës.

Me lançimin e shërbimeve 5G, “China Broadnet” zotohet të përshpejtojë zhvillimin e një rrjeti të ri komunikimi radio dhe TV, një rrjet kombëtar kulturor dhe një rrjet kombëtar infrastrukture të tipit të ri.

“China Broadnet” iu dha një licencë 5G për përdorim komercial në vitin 2019. (Fatosi)