VCG

VCG

Në periudhën 2015-2020 është vënë re se personat e moshën 18-44 vjeç në Kinë kanë pasur tendenca zgjatjeje, deklaroi një zyrtar i Komisionit Kombëtar të Shëndetit (NHC), njofton “Xinhua”.

Gjatë kësaj periudhe, gjatësia mesatare për burrat dhe gratë në këtë grupmoshë është rritur përkatësisht 1.2 cm dhe 0.8 cm, në 169.7 cm dhe 158 cm, tha në një konferencë për shtyp Liu Jinfeng, drejtor i Departamentit të Standardeve të Sigurisë Ushqimore, Mbikëqyrjes dhe Vlerësimit të Rrezikut pranë NHC.

“Rezultatet e monitorimit zbuluan se gjendja ushqimore dhe shëndetësore e popullit kinez ka vazhduar të përmirësohet gjatë viteve të fundit dhe pabarazia midis zonave urbane dhe rurale po ngushtohet gradualisht”, -tha Liu.

Me përmirësimin e marrjes së lëndëve ushqyese, shkalla e ngecjes te fëmijët e moshës 6 vjeç e lart ka rënë nga 11.3 për qind në vitin 2015 në 5.8 për qind në 2020, treguan të dhënat e NHC.

VCG

VCG

Për më tepër, konsumi mesatar ditor për frymë i kripës për gatim ka rënë me 1.2 gramë ndër vite në 9.3 gramë në vitin 2020.

Sipas NHC-së, përqindja e njerëzve që matin rregullisht treguesit e tyre shëndetësorë, si pesha, presioni i gjakut, sheqeri në gjak dhe lipidet e gjakut, është rritur ndjeshëm. (Fatosi)