VCG

VCG

Tetë qytete në provincën Liaoning të Kinës verilindore aktivizuan të hënën reagimin emergjent të nivelit IV kundër rrebesheve të mëdha të shiut, ndërsa autoritetet lokale hekurudhore pezulluan funksionimin e 44 trenave të pasagjerëve, njofton “Xinhua”.

Në Shenyang, kryeqyteti i Liaoning, shkollat fillore dhe të mesme, si dhe kopshtet, u mbyllën të hënën për shkak të parashikimit të reshjeve të mëdha.

Sipas departamentit provincial meteorologjik, Liaoning pritet të ketë stuhitë të forta shiu, të cilat ka të ngjarë të shkaktojnë fatkeqësi si përrenj malesh, rrëshqitje dheu dhe rrëshqitje balte.

VCG

VCG

Reshjet deri në 200 mm parashikohen të zvogëlohen nga jugu në veri, me intensitetin maksimal të reshjeve 70 mm në orë.

Departamenti provincial i zjarrfikësve dhe shpëtimit ka ngritur 116 pika gatishmërie në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, ku rreth 1000 njerëz janë mobilizuar për të qenë në roje dhe gjithsej 250 automjete dhe janë përgatitur150 varka. (Fatosi)