
VCG
Kontingjenti i parë i ndihmave ushqimore të dhuruara nga një firmë kineze ka arritur në rajonin e goditur nga tërmeti në Afganistanin Lindor, tha të hënën për “Xinhua" një zyrtar përgjegjës për planifikimin dhe politikat në zyrën e ministrit afgan të Shtetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Çështjet Humanitare.
Sipas zyrtarit, ndihma ushqimore e dhuruar nga Kompania e Mineraleve “MCC-JCL Aynak” (MJAM) mbërriti të dielën në qytetin Khost, kryeqendra e provincës me të njëjtin emër.
Tërmeti me magnitudë 5.9 ballë që goditi Afganistanin të mërkurën, është më vdekjeprurësi në më shumë se 20 vjet, duke shkaktuar të paktën 1 500 të vdekur e më shumë se 2 000 të plagosur, ndërsa shkatërroi mbi 3 000 shtëpi.
Ndihma ushqimore përfshinte 800 thasë me miell, 800 thasë me oriz, 800 shishe vaj gatimi dhe 800 pako çaj, tha Ahmad Jawad Saleh nga kompania kineze MJAM.
Kina është zotuar të japë 7.5 milionë dollarë amerikanë ndihmë humanitare urgjente për viktimat e tërmetit në provincat Paktika dhe Khost. Një aeroplan me dërgesën e parë të ndihmës, duke përfshirë tenda dhe shtretër të palosshëm, pritet të arrijë në Afganistan të hënën.







