
VCG
Kina ka forcuar më tej masat për të siguruar qarkullimin e lirshëm të logjistikës e të transportit të mallrave, për të stabilizuar zinxhirët industrialë e të furnizimit dhe për të ringjallur ekonominë, tha të hënën zëvendësministri i Transportit Zhao Chongjiu.
Duke folur në një konferencë shtypi, Zhao vuri në dukje gjithashtu se Kina ka intensifikuar mbikëqyrjen e qasjeve “të njëjta për të gjithë” dhe të masave të tepruara të politikave të marra nga organet e pushtetit vendor, që kanë dobësuar logjistikën.
Për të lehtësuar rifillimin e prodhimit, u morën masa për të nxitur shërbimin e transportit lidhur me korrjet e verës, për të siguruar rrjedhën e papenguar të logjistikës në rajonet e prekura nga përmbytjet dhe tërmetet, si edhe për të përmirësuar efikasitetin operacional të qendrave kryesore.
Autoritetet kineze kanë zbatuar po ashtu strategji të shumanshme për të zgjidhur vështirësitë me të cilat përballen kompanitë në punën e funksionimin e tyre dhe për të rritur përkrahjen fiskale dhe financiare për firmat e transportit, u shpreh Zhao Chongjiu.
Treguesit kryesorë logjistikë patën përmirësime për shkak të rritjes së qarkullimit e të logjistikës. Deri më 24 qershor, vëllimi i përgjithshëm i mallrave dhe kontejnerëve në portet kryesore u shtua përkatësisht 0.9 e 2.3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme.







