
VCG
Gati 2.05 milionë banorë janë prekur nga rrebeshe të mëdha në provincën Jiangxi të Kinës lindore që nga e shtuna, thanë autoritetet lokale, njofton “Xinhua”.
Si pasojë e reshjeve nga 16 deri më 21 qershori janë dëmtuar 74 qarqe të provincës, duke detyruar 302.000 banorë të zhvendosen, sipas shtabit provincial të kontrollit të përmbytjeve dhe lehtësimit të thatësirës.
Reshjet e dendura dëmtuan rreth 150.000 hektarë tokë bujqësore dhe shkaktuan humbje të drejtpërdrejta ekonomike prej 6.79 miliardë juanë (rreth 1.01 miliardë dollarë amerikanë).
Autoritetet kanë shpërndarë mijëra ndihma, duke përfshirë tenda, shtretër të palosshëm, peshqirë dhe rroba për njerëzit në zonat e prekura.

VCG
Provinca përmirësoi reagimin emergjent të kontrollit të përmbytjeve në nivelin II mëngjesin e të shtunës. (Fatosi)







