Ministri i Burimeve Ujore, Li Guoying, bëri thirrje për të marrë masa paraprake për kontrollin e përmbytjeve dhe për lehtësimin e thatësirës, në një përpjekje për të mbrojtur sigurinë e jetës dhe pronës së njerëzve dhe për të siguruar furnizimin me ujë, njofton “Xinhua”.

VCG
Nga e shtuna deri të mërkurën, reshjet e rrëmbyeshme parashikohet të godasin luginat e lumenjve Pearl, Huaihe, Të Verdhë, Haihe dhe Liaohe, ndoshta duke shkaktuar përmbytje, paralajmëroi ministri.
Li, gjithashtu nënkryetari i Shtabit Shtetëror të Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës ndaj Thatësirës, kërkoi shtimin e masave për lehtësimin e thatësirës në pjesë të pellgjeve të lumit Huaihe, lumit të Verdhë dhe lumit Haihe, pasi thatësirat kanë goditur këto zona.
Li i kërkoi departamentit përkatës që të përqëndrohet në parandalimin e përrenjve malorë, të përmirësojë paralajmërimin për fatkeqësitë, të organizojë evakuimin emergjent për vendasit dhe të garantojnë sigurinë e rezervuarëve.

VCG
Për lehtësimin e thatësirës, ai tha se duhet të bëhen përpjekje për të lëshuar paralajmërimin e thatësirës në kohën e duhur dhe për të aktivizuar reagimin emergjent sipas rregulloreve dhe për të garantuar sigurinë e ujit të pijshëm.
Ministria e Burimeve Ujore nisi të shtunën një reagim emergjent të nivelit IV për parandalimin e thatësirës, në zonat e goditura në provincat Henan, Shaanxi, Gansu si dhe në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme. (Fatosi)

VCG







