Foto:VCG

Foto:VCG

Sekretari i Sigurisë në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, Chris Tang Ping-keung, thotë që ligji i sigurisë kombëtare, pasi hyri në fuqi dy vjet më parë, e ka ndihmuar Hong-Kongun të kthehet nga “kaosi në rend”.

Tang do të vazhdojë të jetë në postin e tij si anëtar i kabinetit të kryeekzekutivit të ardhshëm John Lee. Një nga detyrat më të rëndësishme për të do të jetë sigurimi i ceremonisë së marrjes së detyrës nga John Lee më 1 korrik.

Administrata e re pritet të bëjë betimin para kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping, i cili do të marrë pjesë edhe në një miting me rastin e 25-vjetorit të kthimit të Hong-Kongut në atdhe.

Tang tha se agjentët e sigurisë do të ndërmarrin veprime për të penguar dhunën në rrugë dhe komplotet e grupeve dhe personave radikalë që mund të sulmojnë transportin dhe infrastrukturën publike.

"Një tjetër kërcënim i madh vjen nga forcat e huaja dhe agjentët e tyre vendorë," tha Chris Tang, duke shtuar se "ata duan ta sabotojnë Kinën, duke shkaktuar probleme në Hong-Kong".