Foto:VCG

Foto:VCG

Legjislatura më e lartë e Kinës miratoi një amendament në ligjin kundër monopolit, në një përpjekje për të nxitur një mjedis të drejtë, transparent dhe të parashikueshëm për operatorët e biznesit.

Amendamenti, i miratuar në mbledhjen përmbyllëse të sesionit të 35-të të Komitetit të Përhershëm të Kongresit të 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, e bën të qartë se Kina do të formulojë dhe zbatojë rregulla konkurrence në përputhje me ekonominë socialiste të tregut dhe do të përmirësojë një sistem të unifikuar, të hapur, konkurrues dhe të rregullt të tregut, citon “Xinhua”.

I bazuar në praktikat dhe përvojat e mëparshme, amendamenti përmirëson hartimin e mekanizmave përkatës, të tillë si inkurajimi i inovacionit duke mbrojtur konkurrencën e drejtë në treg, duke përcaktuar rregullin e sigurisë dhe duke rritur dispozitat për mbrojtjen e privatësisë dhe informacionit personal. Amendamenti do të hyjë në fuqi më 1 gusht 2022. (Irma)