Sipas raportit vjetor të UNHCR-së, numri i përgjithshëm i refugjatëve, azilkërkuesve dhe të zhvendosurve që ikin nga konfliktet ose persekutimi në botë i ka kaluar 100 milionët për herë të parë. Disa vende perëndimore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve të tjera, përmbysin regjimet e vendeve të tjera dhe shkaktojnë trazira dhe konflikte në këto vende.

Gjatë luftës së nisur nga ShBA-ja pas sulmeve të 11 shtatorit, vetëm në Afganistan 11 milionë njerëz janë bërë refugjatë. Administrata e Biden-it njoftoi tërheqjen e trupat ushtarake amerikane nga Afganistani në vitin 2021, por duke lënë pas kaos. Në Irak, Siri, Libi dhe vende të tjera, ndërhyrja e armatosur e ShBA-së dhe e vendeve të tjera perëndimore ka shkaktuar kriza serioze refugjatësh dhe katastrofa humanitare.

ShBA-ja jo vetëm që krijon kriza refugjatësh kudo, por përdor justifikime të ndryshme për të shmangur përgjegjësinë e vet për të mbrojtur refugjatët. ShBA-ja ndërtoi një mur në kufirin me Meksikën, mbylli kufirin, ndau me forcë fëmijët refugjatë nga prindërit e tyre dhe dëboi refugjatët përtej oqeanit. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, gjatë gjithë muajit mars, kur konflikti ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës vazhdoi të intensifikohej, ShBA-ja pranoi vetëm 12 refugjatë ukrainas, gjë që ishte larg retorikës së qeverisë amerikane se do të pranonte 100 mijë refugjatë ukrainas.

Faktet kanë vërtetuar se ShBA-ja me veprimet e saj është nxitësja më e madhe e problemit të refugjatëve në botë, duke shkelur rëndë të drejtat ndërkombëtare të njeriut. (Fang Xiaoyu/Artan)