Foto nga VCG

Indeksi i ndotjes së ajrit në Pekin ra me 28.3 për qind nga viti në vit në pesë muajt e parë të këtij viti, treguan të dhënat zyrtare të mërkurën.

Përqendrimi mesatar i PM2.5 në qytet ishte 33 mikrogramë për metër kub në periudhën janar-maj, sipas Zyrës Komunale të Ekologjisë dhe Mjedisit në Pekin. Leximi në maj ishte 21 mikrogramë për metër kub, bën të ditur “Xinhua”.

Leximet e PM2.5, PM10, dyoksidit të azotit dhe dyoksidit të squfurit ishin të gjitha në nivelet më të mira për të njëjtën periudhë pesëmujore gjatë viteve që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2013.

Autoritetet lokale në qytet kanë marrë një sërë masash për të trajtuar ndotjen e ajrit këtë vit, duke përfshirë forcimin e trajtimit të ndotjes në kompanitë industriale dhe promovimin e energjisë së re, si dhe makinave me energji të re.

Pekini bëri një përparim në kontrollin e ndotjes së ajrit vitin e kaluar pasi qyteti arriti standardin kombëtar të cilësisë së ajrit. Përqendrimi mesatar i PM2.5 në qytet ishte 33 mikrogramë për metër kub në vitin 2021, niveli më i ulët që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2013. (Elona)