Foto nga VCG

Versioni i fundit i një projektligji për mbrojtjen e Lumit të Verdhë, iu dorëzua seancës në vazhdim të Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Kombëtar (NPC) për një lexim të dytë të martën.

Projektligji ka përmbajtje të pasuruar në lidhje me masat e mbrojtjes dhe restaurimit të pellgut të Lumit të Verdhë, mbështet ruajtjen dhe restaurimin e integruar të maleve, ujit, pyjeve, tokave bujqësore, liqeneve, kullotave, shkretëtirës dhe ekosistemit të akullit në rajon dhe ndalon peshkimin industrial në zonat kryesore, bën të ditur “Xinhua”.

Ai përcakton se duhet të shtohen mekanizmat përkatës të vlerësimit dhe monitorimit eko-mjedisor, të zbatohen projektet e restaurimit ekologjik në rajonet kyçe dhe aktivitetet turistike nuk duhet të cenojnë trashëgiminë ekologjike dhe kulturore rajonale.

Ai gjithashtu përshkruan se lokalitetet rajonale të nivelit provincial mund të krijojnë mekanizma koordinimi për të çuar përpara mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin me cilësi të lartë.

Projektligji përfshin gjithashtu përmbajtje të tilla si rritja e inovacionit teknologjik përkatës dhe zhvillimi i energjisë së pastër në kushtet lokale. (Elona)