
Foto nga VCG
Kryeministri kinez Li Keqiang kërkoi të martën shtim të përpjekjeve për të garantuar sigurinë e grurit dhe furnizimin me energji, për të ruajtur stabilitetin e ekonomisë dhe çmimet.
Kryeministri Li e bëri deklaratën gjatë një turi inspektimi në provincën Hebei të Kinës veriore. Ndërsa inspektoi një fushë me grurë në qytetin Fangguan, qytetin Gaobeidian, Li bëri thirrje që drithërat të korren në kohë dhe të ruhen në kushte të mira, bën të ditur “Xinhua”.
Furnizimi i mjaftueshëm i drithërave shërben si një spirancë për stabilitetin e çmimeve, tha Li, duke vënë në dukje se korrja e grurit në Kinë jo vetëm që plotëson nevojat e saj të brendshme, por gjithashtu kontribuon në stabilitetin e tregut ndërkombëtar të drithit.
Duke parë që fermerët po mbjellin misër, kryeministri tha se është e rëndësishme të sigurohet që mbjellja të bëhet në kohë dhe në sa më shumë toka për të siguruar korrje të mira në vjeshtë, duke kontribuar më tej në sigurinë e drithit në vend.
Në një kompani të energjisë termike në Zhuozhou, Li tha se Kina është tani në kulmin e konsumit të energjisë dhe duhet të bëhen përpjekje për të shfrytëzuar kapacitetin e prodhimit të qymyrit për të rritur më tej furnizimin me energji elektrike. (Elona)







