Foto: VCG

Foto: VCG

Ditët e fundit u botua libri i presidentit Xi Jinping me titull “Mbi punën e Partisë me rininë”.

Ky libër përfshin 60 shkrime të rëndësishme të Xi Jinping-ut mbi punët e Partisë me rininë, disa prej të cilave botohen për herë të parë.

Rinia është e ardhmja e atdheut, shpresa e kombit dhe e ardhmja dhe shpresa e Partisë. Të rinjtë janë edhe garancia e fitores së Partisë Komuniste të Kinës. Ky libër ka një rëndësi të madhe udhërrëfyese për bashkimin, organizimin dhe mobilizimin më të mirë të të rinjve, që ata të përpiqen për realizimin e objektivit të njëqindvjeçarit të dytë dhe Ëndrrës Kineze për përtëritjen kombëtare.