Kina do të nisë një fushatë mbarëkombëtare për të ofruar kujdes psikologjik për të moshuarit, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit, citon “Xinhua”.

Foto:VCG
Fushata, e cila do të zgjasë deri në vitin 2025, synon të vlerësojë statusin e shëndetit mendor dhe nevojat e të moshuarve, të rrisë ndërgjegjësimin e tyre për shëndetin mendor dhe të ofrojë mbështetje për shëndetin mendor, si dhe të përmirësojë nivelin e shërbimeve të ofruara për profesionistët për shëndetin mendor bazë.
Lokaliteteve në të gjithë vendin u kërkohet të kryejnë vlerësime të shëndetit mendor për të moshuarit e moshës 65 vjeç e lart, me një fokus të veçantë për personat që jetojnë vetëm dhe ata me vështirësi ekonomike. (Irma)







