Arkeologët kanë gjetur më shumë se 1100 varre që datojnë nga fundi i Dinastisë Shang (1600 p.e.s.-1046 p.e.s.) dhe dinastia e hershme Han perëndimore (202 p.e.s.-25 pas Krishtit) në kontenë Yanyuan, në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimorem, përcjell “Xinhua”.

Foto:Xinhua
Mbi 5000 artefakte, duke përfshirë qeramikë, enë bronzi, hekur, sende ari dhe argjendi janë zbuluar nga vendi i rrënojave të Laolongtou që nga një gërmim i nisur në prill 2020, sipas Institutit të Kërkimit Arkeologjik dhe Relikteve Kulturore të Chengdu, kryeqendra e Sichuan.

Foto:Xinhua
Arkeologët thanë se shumica e qeramikës janë poça me veshë. Ndërsa ndër endët e bronzit spikat një karrocë bronzi me tre rrota, e cila besohet se është një nga modelet më të hershme të këtij lloji në Kinë, si dhe enë bronzi të larmishme që tregojnë besimin dhe adhurimin unik vendas.

Foto:Xinhua
“Gërmimi është i një rëndësie të madhe për studimin e zhvillimit të kulturës së bronzit në Sichuan jugperëndimore dhe Yunnan perëndimor, dhe ofron dëshmi për shkëmbimet midis grupeve etnike në Kinën jugperëndimore”, -deklaroi Zhou Zhiqing, zv.kryetari i institutit. (Irma)







