Këshilltarët politikë pa parti dhe ata nga partitë jokomuniste u mblodhën në sesionin e 22-të të Komitetit të Përhershëm të Komitetit të 13-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez që u hap të hënën në Pekin, për të diskutuar lidhur me vënien në jetë të strategjisë së zhvillimit të gjelbër e cilësor me lëshim të ulët karboni.

Foto:VCG

Foto:VCG

Anëtari i Këshillit të Shtetit Wang Yong mbajti fjalimin e rastit dhe dëgjoi sugjerimet e këshilltarëve politikë.

Sesioni do të zhvillohet si në internet, ashtu edhe me prani fizike, ku mund të marrin pjesë këshilltarët politikë nga Pekini, Shangai dhe Hong-Kongu. Gjatë sesionit, pjesëmarrësit do të diskutojnë mbi tema si thellimi i reformës së strukturës energjetike, përshpejtimi i mbrojtjes ekologjike, nxitja e revolucionit të teknologjisë së gjelbër, përsosja e sistemit ligjor për të mbështetur zhvillimin me lëshim të ulët karboni etj.

Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez është një organizatë e frontit të bashkuar patriotik të popullit kinez, që shërben si një mekanizëm kyç për bashkëpunimin shumëpartiak dhe konsultimet politike nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës. Ajo është i vetmi organ kombëtar konsultativ politik dhe një kanal i rëndësishëm për demokracinë konsultative socialiste, një pjesë përbërëse e rëndësishme e sistemit të qeverisjes së vendit dhe një institucion me karakteristika kineze.(Zhang Yan/Artan)