Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës rinovoi të hënën një alarm të verdhë për stuhi shiu në pjesë të ndryshme të vendit, raporton “Xinhua”.

Foto:VCG
Në disa zona është paralajmëruar për rrebeshe, duke përfshirë edhe pjesë të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, Heilongjiang, Ningxia, Jiangxi, Hunan dhe Zhejiang, ku priten deri në 180 milimetra shi.
Disa nga këto rajone ka të ngjarë të kenë mbi 70 milimetra reshje në orë, të shoqëruara me shtrëngata dhe stuhi.

Foto:VCG
Qendra meteorologjike ka këshilluar autoritetet vendore që të bëjnë përgatitjet e duhura, të drejtojnë trafikun në rrugët e mbushura me ujë dhe të kontrollojnë sistemet e kullimit në qytete dhe toka bujqësore.

Foto:VCG
Kina ka një sistem paralajmërimi të motit të koduar me ngjyra me katër nivele, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Irma)







