
Foto:VCG
Një sërë masash po merren në Kinë për të zgjidhur problemin e punësimit të të diplomuarve nga familjet me vështirësi ekonomike.
Sipas zv.drejtorit të Departamentit të Punës së Studentëve pranë Ministrisë së Arsimit të Kinës, Wu Aihua, përpjekjet po bëhen në tre fusha.
Së pari është dhënia e ndihmës së shënjeshtruar. Shkollat e larta duhet të hartojnë dosje të posaçme për të diplomuarit nga familjet me vështirësi ekonomike dhe t’u japin informacione për të paktën 3-5 vende të përshtatshme. Ndërkohë, shumë universitete u japin studentëve subvencione a ndihmë me materiale si kostume etj., për intervista pune.
E dyta ëshë trajnimi i punësimit. Me përkrahjen e Ministrisë së Financave, Ministria e Arsimit po zhvillon një program trajnimi për të ndihmuar studentët gjatë kërkimit të punës, si përgatitja e CV-ve etj. Deri tani, 69 mijë studentë në vështirësi ekonomike kanë mbaruar trajnimin me prani fizike dhe 668 mijë të tjerë në internet.
E treta është organizimi i panaireve të punësimit. Ministria e Arsimit ka krijuar bashkëpunim me disa institucione bankare e fonde të punësimit të të rinjve, duke ofruar 132 mijë vende pune në platforma elektronike ku të diplomuarit mund të aplikojnë. Në krahinat e prekura rëndë nga epidemia, Ministria ka zhvilluar aktivitete të posaçme rekrutimi për studentët vendorë, duke ofruar 299 mijë vende pune.(Zhang Yan/Artan)







