Ditët e fundit, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbajti një fjalim mbi politikën e ShBA-së ndaj Kinës në Shoqërinë e Azisë, duke e ekzagjeruar të ashtuquajturin “kërcënim nga Kina”, duke ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës dhe duke njollosur politikat e brendshme dhe të jashtme të Kinës. Një raport i gjatë me fakte, me titull "Falsifikimet dhe faktet në njohjen e Kinës nga ShBA-ja", i publikuar nga Ministria e Jashtme Kineze në mbrëmjen e së dielës, përdor fakte dhe shifra për të treguar mashtrimin, hipokrizinë dhe dëmshmërinë e politikës së ShBA-së ndaj Kinës.

foto nga VCG
Midis tyre, pretendimet nga politikanët amerikanë se "Kina paraqet sfidën më të madhe afatgjatë ndaj rendit ndërkombëtar" dhe se "ShBA-ja mbron ligjet, marrëveshjet, parimet dhe institucionet ndërkombëtare” janë ndër gënjeshtrat më të mëdha. Le të hedhim një vështrim se çfarë kanë bërë Kina dhe Shtetet e Bashkuara si në aspektin e ruajtjes së sigurisë ndërkombëtare, ashtu edhe në promovimin e zhvillimit global.
Si një anëtare themeluese e Kombeve të Bashkuara, Kina është vendi i parë që nënshkroi Kartën e OKB-së, vendi që dërgon numrin më të madh të paqeruajtësve ndër anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe kontribuuesja e dytë më e madhe në paqeruajtjen e OKB-së. Nga propozimi i nismës "Një brez, një rrugë" deri te propozimi i Nismës së Zhvillimit Global dhe Nismës së Sigurisë Globale, Kina është përpjekur të gjejë mënyra për të zgjidhur shumë probleme me të cilat përballet bota dhe për të mbrojtur me vendosmëri rendin ndërkombëtar.

foto nga VCG
Në të kundërt, Shtetet e Bashkuara, në më shumë se 240 vjet histori që nga themelimi i tyre, nuk kanë luftuar për vetëm 16 vjet, duke u bërë "vendi më luftarak në historinë e botës".
ShBA-ja ka një histori po aq të keqe edhe në minimin e zhvillimit global. Vendosja e ligjit të brendshëm mbi të drejtën ndërkombëtare, duke u përfshirë në të ashtuquajturin "juridiksionin me krah të gjatë", shpërfillja e rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, abuzimi me sanksionet, përdorimi i hegjemonisë financiare dhe teknologjike për të vendosur pengesa për zhvillimin industrial të vendeve të tjera etj. … gjithçka që bën ShBA-ja shkel rregullat ndërkombëtare.
Pas ardhjes në detyrë, administrata e tanishme amerikane u rikthye në disa organizata e marrëveshje ndërkombëtare në emër të “multilateralizmit”, por në fund doli se kjo nuk ishte gjë tjetër veçse një “përshkallëzim i parullës ‘Amerika e para’”. Në prag të Konferencës së 12-të Ministrore të OBT-së të mbajtur së fundmi, Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë për herë të 54-t propozimin për të rifilluar procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve të Organit të Apelimit, duke bërë që OBT-ja të bjerë në krizën më të rëndë që nga krijimi i saj.

foto nga VCG
Për më tepër, "pseudomultilateralizmi" i ShBA-së është shtrirë edhe në Azi-Paqësor, duke formuar të ashtuquajturën "Kornizë Ekonomike të Indo-Paqësorit", duke u përpjekur të vendosë rregulla tregtare të udhëhequra nga ShBA-ja dhe duke detyruar vendet e rajonit të "shkëputen dhe ndahen" nga Kina. Kjo kornizë, e bazuar në interesin vetjak të ShBA-së, ka penguar rimëkëmbjen pasepidemike të ekonomisë botërore. Revista amerikane "Foreign Affairs" analizoi javën e kaluar se, në perspektivë afatgjatë, kjo kornizë mund të bëjë që zhvillimi ekonomik rajonal të jetë i ndarë.
Daniel Drezner, profesor në Universitetin “Tufts” dhe anëtar i lartë i Institutit “Brookings”, kritikoi vitin e kaluar se "Shtetet e Bashkuara të Amerikës" janë bërë "Shtetet e Bashkuara të Sanksioneve". Nëse ky vlerësim nuk është kujtesë e mjaftueshme për politikanët amerikanë, atëherë hidhini një sy këtij dokumenti të sapopublikuar nga pala kineze. Përballë fakteve të hekurta, si mund të japin politikanët amerikanë shfaqje absurde dhe hipokrite?







