Një tren e shpejtësisë së lartë u nis nga stacioni Wuhan në seksionin Pekin-Wuhan të linjës hekurudhore Pekin-Guangzhou, më 20 qershor 2022/ Xinhua

Një tren e shpejtësisë së lartë u nis nga stacioni Wuhan në seksionin Pekin-Wuhan të linjës hekurudhore Pekin-Guangzhou, më 20 qershor 2022/ Xinhua

Një hekurudhë me shpejtësi të lartë që lidh kryeqytetin kinez Pekin me Wuhan-in, kryeqendrën e provincës Hubei të Kinës Qendrore, fillon funksionimin normal me një shpejtësi prej 350 km në orë të hënën, njoftoi Grupi Shtetëror i Hekurudhave i Kinës.

Sipas kompanisë, me rritjen e shpejtësisë së trenit nga 310 në 350 km në orë, kapaciteti i përgjithshëm i transportit në këtë seksion pritet të rritet me 7 për qind dhe udhëtimi më i shkurtër ndërmjet Pekinit dhe Wuhan-it është ulur në tre orë e 48 minuta.

Si pjesë e hekurudhës me shpejtësi të lartë Pekin-Guangzhou, seksioni Pekin-Wuhan është i lidhur ngushtë me mjaft hekurudha të tjera me shpejtësi të lartë të vendit. Rritja e shpejtësisë do të ketë ndikim të madh për të përmirësuar efikasitetin e rrjetit hekurudhor me shpejtësi të lartë dhe për t'i shërbyer më mirë zhvillimit ekonomik dhe shoqëror përgjatë linjave hekurudhore.

Tani në Kinë ka afro 3 200 km linja të shpejtësisë së lartë me një shpejtësi funksionimi prej 350 km/h, si hekurudha me shpejtësi të lartë Pekin-Shanghai, hekurudha ndërqytetëse Pekin-Tianjin dhe hekurudha me shpejtësi të lartë Pekin-Zhangjiakou. (Artan)