Foto: VCG

Foto: VCG

Teleskopi hapësinor komercial i Kinës “Yangwang-1” kreu një vrojtim optik të gjithë mbarë, sipas kompanisë prodhuese të tij “Origin Space”. Ky është vrojtimi i parë optik në botë duke përdorur një teleskop hapësinor komercial.

Teleskopi, i nisur në orbitë nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Taiyuan-it në provincën Shanxi të Kinës Veriore më 11 qershor 2021, u prodhua nga Kompania e Teknologjisë “Origin Space” me bazë në Shenzhen për eksplorimin dhe kërkimin e burimit të asteroidëve.

Su Meng, themeluesi dhe kryeekzekutivi i “Origin Space”, tha që, gjatë qëndrimit në orbitë, “Yangwang-1” kreu vrojtimin e qiellit, vëzhgimin ndriçues atmosferik, monitorimin në largësi natën dhe vrojtimin e asteroidëve.

Sipas tij, përveç aftësive të vrojtimit astronomik, të asteroidëve dhe mbetjeve hapësinore, “Yangwang-1” mund të kryejë gjithashtu gjurmimin në largësi gjatë natës dhe qartësia e pamjeve satelitore me dritë nate të marra ka arritur më pak se 30 metra.

“Origin Space” planifikon të ndërtojë një plejadë në të ardhmen, e cila do të përbëhet nga një numër i madh teleskopësh hapësinorë me shumë breza. Faza e parë e rrjetit me 10 satelitë pritet të përfundojë më 2023, tha Su.