Në zyrën e Xi Jinping-ut, disa fotografi familjare të bëra në periudha të ndryshme ndodhen në pozicione shumë të dukshme. Në një fotografi, Xi Jinping-u po shëtit babanë e vet të moshuar, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza.

Babai i Xi Jinping-ut, Xi Zhongxun, ka pasur një ndikim të thellë mbi Xi Jinping-un. Kjo mund të kuptohet nga një letër e Xi Jinping-ut për të atin.

Më 15 nëntor 2001, Xi Zhongxun-i kishte 88-vjetorin e lindjes. E gjithë familja ishte bashkë, mungonte për shkak të punës vetëm Xi Jinping-u, që ishte guvernatori i provincës Fujian. Xi Jinping-u, me keqardhje për mungesën, shkroi një letër urimi për ditëlindjen e të atit.

Në letër, Xi Jinping-u përmendte dashurinë e tij për prindërit, duke theksuar “cilësitë fisnike që ka trashëguar dhe marrë nga babai”.

Në syrin e Xi Jinping-ut, “familja është klasa e parë e njeriut dhe prindërit janë mësuesit e parë për fëmijët”. Po në këtë “klasë” të veçantë, Xi Jinping-u ka marrë edukimin dhe tiparet e veta të çmuara për tërë jetën.