VCG

VCG

“China Southern Airlines” do të rifillojë shërbimet e fluturimit të pasagjerëve midis Wuhanit të Kinës qendrore, provinca Hubei, dhe Stambollit, në Turqi, duke filluar nga 29 qershori, sipas degës së kompanisë në Hubei, njoftoi “Xinhua”.

Një fluturim vajtje-ardhje, i operuar nga një avion Boeing 787, është planifikuar çdo të mërkurë.

Ky do të jetë fluturimi i parë ndërkombëtar i pasagjerëve të “China Southern Airlines” që do të rifillojë në Hubei që nga shpërthimi i Covid-19.

Me zbutjen e pandemisë në mbarë botën, linja ajrore pritet të rifillojë dhe të nisë më shumë linja ajrore ndërkombëtare në Ëuhan.

Rruga ajrore Wuhan-Stamboll, e nisur në maj 2019, ishte fluturimi i parë direkt në Stamboll nga Kina qendrore. (Fatosi)