Konferenca Ndërkombëtare mbi Internetin Industrial, me temë “Krijoni një epokë të re të ekonomisë digjitale të bazuar në inovacionin dhe zhvillimin industrial të internetit”, përmes lidhjes video, që mblodhi liderë politikë, akademikë, ekspertë dhe përfaqësues të ndërmarrjeve, u zhvillua bashkërisht nga qeveria provinciale e Sichuan në Kinën jugperëndimore dhe Korporata e Shkencës dhe Industrisë së Hapësirës Ajrore të Kinës (CASIC), njofton “Xinhua”.

Transformimi i ndërmarrjeve digjitale, zhvillimi me cilësi të lartë i zinxhirit industrial, interneti industrial, prodhimi inteligjent në epokën 5G, softueri industrial dhe siguria, si dhe inovacioni për të zhvilluar internetin industrial global ishin ndër temat e diskutuara gjatë konferencës.

Long Guoqiang, nënkryetari i Qendrës Kërkimore të Zhvillimit të Këshillit Shtetëror, tha se interneti industrial i Kinës po hyn në korsinë e shpejtë të zhvillimit.

Sipas Long, interneti industrial aplikohet në 45 kategori kryesore të ekonomisë kombëtare të Kinës, duke promovuar në mënyrë efektive përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit, uljen e kostos dhe zhvillimin e gjelbër dhe të sigurt të ekonomisë reale. Shkalla e industrisë industriale të internetit të Kinës ka tejkaluar 1 trilion juanë (rreth 149 miliardë dollarë amerikanë).

Vendet e mëdha industriale e konsiderojnë transformimin digjital si një zgjedhje strategjike për të ndërtuar avantazhe të reja konkurruese dhe interneti industrial është një rrugë e rëndësishme për transformimin dixhital industrial, tha Ëei Yiyin, akademik me Akademinë Kineze të Inxhinierisë.

Në konferencë u prezantuan platformat dhe mjetet e avancuara industriale të internetit si INDICS-OS, një sistem operativ industrial në internet i zhvilluar nga CASIC. Platforma INDICS ka lidhur më shumë se 1.7 milion pajisje, ka mbështetur 179 lloje të protokolleve industriale, ka ofruar më shumë se 18.000 APP industriale dhe i ka shërbyer 336.000 ndërmarrjeve. (Fatosi)