
foto/VCG
Vlera e përgjithshme e aktiveve të ndërmarrjeve kineze nën mbikëqyrjen e sistemit të aktiveve shtetërore arriti në 259.3 trilionë juanë në fund të vitit të kaluar, 2.6 herë më shumë se në fund të vitit 2012, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 15.4 për qind, thanë zyrtarët e Departamentit të Publicitetit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës në një konferencë për shtypin të premten.
Ndërmarrjet shtetërore kineze kanë sjellë mbi 2.5 trilionë juanë (373.56 miliardë dollarë) kapital shoqëror që nga viti 2013, u shpreh Peng Huagang, zëdhënës i Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive në Pronësi Shtetërore.
Sipas tij, më shumë se 70 për qind e ndërmarrjeve shtetërore të administruara nga qendra dhe 54 për qind e ndërmarrje shtetërore vendore janë tani me pronësi të përzier.
Struktura e pronësisë dhe qeverisja korporative e ndërmarrjeve shtetërore është optimizuar, vuri në dukje zëdhënësi.
Kina ka çuar përpara reformën e pronësisë së përzier në ndërmarrjet shtetërore, që ka tërhequr investitorët private, duke rritur efikasitetin operacional, duke optimizuar strukturën e kapitalit dhe duke përmirësuar konkurrencën e këtyre ndërmarrjeve.
Në të ardhmen, reforma do të vijojë në mënyrë të qëndrueshme dhe do të bëhen përpjekje për të përmirësuar më tej strukturën e qeverisjes së ndërmarrjeve shtetërore, për të shfrytëzuar plotësisht rolin pozitiv të investitorëve strategjikë dhe për t'i bërë mekanizmat e funksionimit të bazuar te tregu më elastikë e efikasë, shtoi Peng.
Ministritë kineze filluan një seri konferencash për shtypin në prill, duke paraqitur përparimin e vendit në sektorë të ndryshëm gjatë dekadës së fundit. (Fang Xiaoyu/Artan)







