foto/VCG

foto/VCG

Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës mbajti një mbledhje të premten për të shqyrtuar “Raportin për korrigjimin dhe përmirësimin e njësive financiare në raundin e tetë të inspektimeve të Komitetit Qendror të 19-të”. Mbledhja u kryesua nga Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping. Në mbledhje u vërejt se Komiteti Qendror i PKK-së, me shokun Xi Jinping në krye, i kushton rëndësi të madhe punës së inspektimit dhe e konsideron atë si faktor strategjik institucional për të nxitur vetërevolucionin e Partisë dhe qeverisjen gjithëpërfshirëse të saj. Inpektimi ka luajtur rol në nxitjen e reformës e të zhvillimit dhe në luftën kundër korrupsionit.

Në mbledhje u vu në dukje se inspektimi është një masë e rëndësishme për të forcuar zhvillimin e reformës në sektorin financiar, duke treguar drejtimin e punës së korrigjimit. Organet e inspektimit e të mbikëqyrjes disiplinore dhe departamentet organizative kanë forcuar korrigjimin e mbikëqyrjen, kanë kryer trajtimin e posaçëm të problemeve më të dukshme dhe kanë hetuar e ndëshkuar ashpër një sërë shkeljesh të disiplinës dhe ligjit. Departamentet funksionale përkatëse i kanë përdorur mirë rezultatet e inspektimit, kanë përmirësuar sistemin e mekanizmat dhe kanë forcuar mbikëqyrjen sektoriale.

Mbledhja theksoi nevojën për t’iu përmbajtur udhëheqjes së Mendimit të Xi Jinping-ut mbi Socializimin me Karakteristika Kineze për një Epokë të Re, për të kuptuar siç duhet rregullat e punës financiare, për të këmbëngulur në rrugën e zhvillimit financiar me karateristika kineze dhe për të ofruar një garanci të fortë politike për zhvillimin e shëndetshëm të sektorit financiar. (Fang Xiaoyu/Artan)