foto/Xinhua

foto/Xinhua

Kina përuroi në Shangai aeroplanmbajtësen e vet të tretë, “Fujian”. Kjo aeroplanmbajtëse, e quajtur sipas provincës Fujian, u projektua dhe u ndërtua plotësisht nga Kina.

Ajo u lëshua në ujë në një ceremoni që filloi të premten rreth orës 11:00.

Xu Qiliang, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i dha certifikatën e emërtimit njësisë së marinës që mori aeroplanmbajtësen.

Trupit të aeroplanmbajtëses, me miratimin nga Komisioni Qendror Ushtarak, iu dha numri 18.

“Fujian” është aeroplanmbajtësja e parë kineze e prodhuar në vend që përdor katapulta. Me një vëllim të zhvendosjes së ujit kur është me ngarkesë të plotë prej më shumë se 80 000 tonësh, ajo është e pajisur me katapulta elektromagnetike dhe pajisje ndaluese.

Sipas planit, aeroplanmbajtësja e re do të kryejë teste ankorimi dhe prova në det. (Artan)