
VCG
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin hodhi poshtë në një konferencë shtypi të enjten deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të ShBA-së se "vendet që qëndrojnë me Rusinë janë në mënyrë të pashmangshme në anën e gabuar të historisë". Wang Wenbin-i theksoi se Kina ka bërë gjithmonë gjykime të pavarura duke u nisur nga largpamësia historike dhe nga e drejta dhe e gabuara lidhur me çështjen e Ukrainës, dhe ka qëndruar gjithmonë në anën e paqes dhe drejtësisë.
"Kina mbron në mënyrë aktive konceptin e sigurisë së përbashkët, përfshirëse, bashkëpunuese e të qëndrueshme dhe bën thirrje për krijimin e një arkitekture të sigurisë evropiane të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme. Kina inkurajon në mënyrë aktive bisedimet e paqes, duke vënë në dukje se bashkësia ndërkombëtare duhet të mbështesë Rusinë dhe Ukrainën për të vazhduar negociatat, jo luftën. Kina kundërshton me vendosmëri politizimin, instrumentalizimin dhe ‘armëzimin’ e ekonomisë botërore, duke theksuar se arritjet e bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar në dekada nuk duhet të shkatërrohen dhe popujt e të gjithë botës nuk duhet të paguajnë një kosto të rëndë. E gjithë bota mund ta dallojë se kush qëndron në anën e drejtë," tha zëdhënësi.







