Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin njoftoi se Mbledhja e 12-të e Përfaqësuesve të Lartë të BRICS-it për Çështjet e Sigurisë do të mbahet me anë të videos të mërkurën. Anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtori i Zyrës së Komisionit Qendror të Punëve të Jashtme Yang Jiechi do të kryesojë këtë mbledhje në Pekin. Në mbledhje do të marrin pjesë edhe përfaqësues të nivelit të lartë të çështjeve të sigurisë nga Rusia, India, Afrika e Jugut dhe Brazili.