Foto nga VCG

14 qershori është Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut.

Njerëz nga e gjithë Kina kanë marrë pjesë në dhurimin vullnetar të gjakut për të ndihmuar më shumë pacientë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë bën të ditur se në Kinë u regjistruan mbi 28 milionë raste dhurimi gjaku vjet, pavarësisht prej ndikimit të epidemisë së COVID-19.

Që nga zbatimi i ligjit për dhurimin e gjakut në vitin 1998, numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut dhe i grumbullimit të gjakut në Kinë ka pasur rritje të qëndrueshme.

Sipas zyrtarit të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë Xing Ruoqi, Kina ka tani furnizim të mjaftueshëm me gjak:

"Ne e marrim kërkesën shtatëditore klinike të gjakut si vijë sigurie. Tani inventari i përgjithshëm i gjakut klinik në Kinë mund të zgjatë 12.5 ditë. Prandaj, furnizimi me gjak në vend është i mjaftueshëm."

Të dhënat tregojnë se më shumë se gjashtë milionë veta dhuruan gjak në pesë muajt e parë të këtij viti në Kinë.