Foto nga VCG

Mbi 6.5 milionë diploma master dhe më shumë se 600.000 doktoratura janë dhënë në Kinë gjatë dekadës së fundit, bëri të ditur Ministria e Arsimit.

Kina ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar përbërjen e disiplinave dhe diplomave në lidhje me arsimin pasuniversitar, thanë përfaqësues të ministrisë në një konferencë shtypi të martën, citon “Xinhua”.

Numri i mentorëve është rritur nga 298.000 në vitin 2012, në 557.000 në 2021-shin, njoftoi ministria, duke shtuar se përqindja e mësuesve me kohë të plotë me gradë doktorature u rrit nga 60 për qind në vitin 2015, në 72 për qind më 2020-n. (Elona)