Foto nga VCG

Kina do të përshpejtojë kultivimin e personelit të aftë që nevojitet urgjentisht për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë prodhuese të vendit, sipas një plani qeveritar.

Nga viti 2022 deri në vitin 2025, Kina do të krijojë baza kombëtare trajnimi, duke u fokusuar në trajnimin e personelit shumë të kualifikuar, si dhe në promovimin e teknologjisë dhe përmirësimin e cilësisë në sektorin e prodhimit, thuhet në planin e lëshuar të hënën nga tre organe qeveritare, duke përfshirë Ministrinë e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimet Shoqërore, citon “Xinhua”.

Sipas planit, vendi gjithashtu do të rrisë subvencionet për trajnimin e personelit që nevojitet urgjentisht dhe do të përmirësojë mekanizmin e nxitjes për këto talente. (Elona)