
Foto nga VCG
Kina përbënte 30 për qind të kapacitetit global të prodhimit në vitin 2021, duke shënuar një rritje nga 22.5 për qind në vitin 2012, treguan të martën të dhënat nga rregullatori i industrisë.
Prodhimi i vlerës së shtuar të prodhimit ishte zgjeruar nga 16.98 trilionë juanë (rreth 2.5 trilionë dollarë amerikanë) në vitin 2012, në 31.4 trilionë juanë në 2021-shin, tha në një konferencë shtypi Xin Guobin, zëvendësministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.
Megjithëse konfliktet gjeopolitike dhe ringjallja e Covid-19 kanë shtuar presionin në rënie në ekonominë industriale, ndikimet do të jenë të përkohshme, vuri në dukje Xin.
“Nga një këndvështrim afatgjatë, bazat e sistemit të prodhimit të plotë dhe elastik të Kinës nuk kanë ndryshuar. Me politika të vazhdueshme mbështetëse, ekonomia industriale pritet të kthehet në rrugën normale sa më shpejt të jetë e mundur”, -tha zv.ministri. (Elona)







